
Pep Guardiola deklaroi se është habitur nga loja fizike që zhvillohet në kampionatin gjerman të futbollit.
“Cdo ndeshje e Bundesligës është e vështirë pasi të gjithë kundërshtarët janë të rrezikshëm dhe vrapojnë shumë”, theksoi tekniku spanjoll në konferencën për shtyp para ndeshjes që Bayern Munchen do të luajë ndaj Hamburgut, takimi i fundit para se të niset në Marok për të luajtur në Botërorin e Klubeve FIFA.
Ish-trajneri i Barcelonës shtoi se futbolli në Gjermani është krejt ndryshe nga ai që luhet në Spanjë: “Ende më duhet të përshtatem. 11 lojtarët që zbresin në fushë vrapojnë, vrapojnë dhe vetëm vrapojnë.”
Bayern Munchen udhëheq Bundesligën me 4 pikë më shumë se Bayer Leverkusen dhe 10 më shumë se Borussia Dortmund e Borussia Monchengladbach. Pavarësisht kësaj, Guardiola tha se kampionati vazhdon të mbetet i hapur.
“Kam dëgjuar të thonë se kampionati ka përfunduar tashmë, por nuk është aspak e vërtetë. Ende kemi shumë punë për t’u shpallur kampionë”, nënvizoi spanjolli.
Top Channel