Godina e re e Shkencave Sociale
13/12/2013 00:00
Në ditën e ekselencës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ishte i ftuar në inaugurimin e godinës së re të Universitetit të Shkencave Sociale në Tiranë.
Zoti Meta vlerësoi nivelin e studentëve shqiptarë dhe sakrificat e tyre për të arritur rezultate të larta.
Kreu i Kuvendit ftoi të gjithë studentët të bëhen pjesë e konkurseve, që do të hapë Kuvendi i Shqipërisë për administratën në këtë institucion.
Sipas zotit Meta, brezi i ri do të jetë ai, që do t’i japë një shtysë të madhe zhvillimit të vendit dhe aspiratave më të larta të tij.
Në ceremoni merrnin pjesë edhe dekanë të Universitetit të Tiranës, kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj.
Top Channel