
Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, i ka idetë e qarta përsa i përket ndeshjes Gallatasaraj-Juventus. Sipas tij, ajo ndeshje duhej shtyrë pasi nuk mund të luhej në një fushë të tillë.
Bardhezinjtë u mundën 1-0 në Stamboll në një terren shumë të papërshtatshëm për shkak të reshjeve të dëborës dhe si rrjedhim nuk arritën të kalonin fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
“Ajo ndeshje duhej shtyrë në mënyrën më absolute”, theksoi Galliani, i cili nuk fshehu krenarinë e tij për faktin se Milani është e vetmja skuadër italiane që vazhdon rrugën në Champions League.
“Luajmë më mirë në Champions sesa në kampionat. E kemi në ADN-në tonë Europën. Më vjen keq për italianet e tjera pasi rrezikojmë edhe vendin e katërt në renditjen e UEFA-s”, tha Galliani.
Top Channel