F1, shefat e skuadrave: Vettel më i miri

13/12/2013 13:30

Kampioni i katërfishtë i botës në Formulën 1, Sebastian Vettel, fitoi edhe një çmim të ri, duke u përzgjedhur si piloti edhe më i mirë në botë në votimin e shefave të skuadrave pjesëmarrëse në Botëror.

Në votimin e organizuar nga revista e mirënjohur “Autosport”, u replikua një renditje e njëjtë me atë të regjistruar në fund të Botërorit, ku Vettel la përsëri pas dy kundërshtarët e tij kryesorë të sezonit, Alonson dhe Raikkonen.

Votimi i pilotëve u bë nëpërmjet një flete, në të cilën shefat e skuadrave duhet të ndanin pikët njësoj si në dhjetë vendet e para të një gare, pra i pari 25 pikë, i dyti 20 pikë, i treti 15 e kështu me radhë.

Rezultati prodhoi këtë klasifikim

248 pikë – Sebastian Vettel
213 pikë – Fernando Alonso
158 pikë – Kimi Raikkonen
117 pikë – Lewis Hamilton
95 pikë – Nico Rosberg
76 pikë – Romain Grosjean
68 pikë – Nico Hulkenberg
66 pikë – Mark Webber
24 pikë – Jenson Button
14 pikë – Felipe Massa

Top Channel