F1, Adrian Sutil transferohet tek Sauber

13/12/2013 00:00

Adrian Sutil do të pilotojë një Sauber në Botërorin e vitit 2014 të Formulës 1. Ish-piloti i Force India kishte mbetur pa skuderi, por më në fund ka nënshkruar kontratën dhe do të vazhdojë karrierën në sportin më të shpejtë në botë.

“Jam shumë i lumtur që kemi arritur një marrëveshje. E dija ku doja të shkoja, por negociatat zgjatën më shumë sesa parashikoja. Tani kam një arsye më shumë për të festuar Krishtlindjet. Pas 6 vitesh në të njëjtën skuderi, erdhi momenti për sfida të reja”, deklaroi Adrian Sutil.

Në karrierën e tij në Formulën 1, Sutil ka zhvilluar 109 gara, ka grumbulluar 124 pikë dhe rezultati i tij më i mirë është vendi i katërt në Cmimin e Madh të Italisë, në vitin 2009.

Top Channel