Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet menjëherë pas zbulimit të 200
gramëve eksploziv në automjetin e prefektit Besnik Dervishi, për vepren
penale ‘veprime me qëllime terroriste’.
Por ndersa çdo veprim hetimor po mbahet në sekret të plotë, për gati tre orë prokurorët pyetën prefektin e Vlorës Dervishi, si dhe personin që ndodhej me të në makinë, në momentin kur u zbulua eksplozivi, aktualisht me detyren Shef i Antikorrupsionit, Ergys Hoxha, si dhe nje gardist.
Raportohet se hetimet drejtohen nga prokurori Olsi Çela, nderkohe qe paraprakisht behet e ditur se prefekti eshte pyetur per itenerarin qe ka ndjekur oret e fundit. Mesohet se ai eshte shprehur se kishte lene nje takim me Hoxhen, por duke qene se nuk po gjenin vend parkimi prane ndërtesave në anë të bulevardit kishin menduar ta linin automjetin në parkingun e Kryeministrit.
Ky duket të ketë qenë edhe momenti fatlum i Dervishit dhe zyrtarit tjetër, pasi eksplozivi është zbuluar gjatë kontrollit rutinë të Gardës.
Pas daljes nga Prokuroria, Dervishi është shoqëruar nga agjentë civilë, të cilët e kanë marrë atë në ruajtje, menjëherë pas zbulimit të atentatit të dyshuar. Për shkak të natyrës delikate të hetimit, i gjithë procesi është në sekret të plotë dhe nuk ka asnjë informacion se kur mund të jetë vendosur lënda plasëse, apo dhe në në cilin qytet ose vend.
Top Channel