Botërori, Gjermania s’qëndron në hotelet braziliane

13/12/2013 00:00

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) do ta ndërtojë vetë kompleksin ku do të qëndrojë gjatë Botërorit në Brazil.

Sipas gazetës ‘Bild’, gjermanët nuk janë kënaqur nga asnjë prej hoteleve pranë stadiumeve ku do të luajnë ndeshjet e tyre, kështu që kanë vendosur të ndërtojnë vetë në Santo Andre (Bahia) një kompleks prej 13 shtëpish për lojtarët dhe stafin teknik.

Ky projekt do të financohet nga sponsorët e DFB-së.

15 kilometra larg kompleksit ka një aeroport nga ku kombëtarja e Gjermanisë do të nisë udhëtimet drejt vendeve ku do të luajë. Këto vende janë Salvador de Bahia (400 km), Recife (1.050 km) dhe Fortaleza (1.400 km).

Distanca me Rio de Zhaneiron, ku do të luhet finalja, është 850 kilometra.

Top Channel