Dyshohet se u dhunua nga policia greke 13 ditë më parë/ 29-vjeçari paraqitet në spitalin e Korçës me dëmtime në trup: Më ngatërruan me një person tjetër
19 është numri i rasteve të kundravajtjeve penale që Drejtoria e
Policisë Pyjore ne Berat ka hartuar për vitin 2013, të cilat kapin një
vlerë rreth 700 mijë lekë të reja.
Këtë gjë e bën të ditur specialisti pranë drejtorisë së shërbimit pyjor Fatos Nako, i cili gjithashtu bënë me dije se janë vënë rreth 21 gjoba me vlerë 583 mijë lekë të reja. Për të gjitha këto kundravajtje është hartuar dokumentacioni i nevojshëm dhe janë bërë të gjitha procedurat për vjeljen e vlerës së dëmit.
Drejtoria e Shërbimit Pyjor Berat është duke organizuar kalimin në përdorim të një pjese të pyjeve dhe kullotave nëpër komuna. Nako thotë se drejtoria i ofron ndihmë këtyre qendrave administrative per menaxhimin e pyjeve.
Top Channel