Barcelona: Messi nuk është i pashitshëm

13/12/2013 13:25

Lionel Messi nuk ka rinovuar ende me Barcelonën dhe ai nuk konsiderohet më si i pashitshëm prej kampionëve të Spanjës në fuqi.

Këtë e tha presidenti i klubit, Sandro Rosell, në ceremoninë gjatë të cilit prezantoi markën e procesorëve “Intel”, si sponsorin e ri të fanelës së klubit.

”Për momentin nuk ka një marrëveshje për rinovimin. Përsa kohë do të jem unë president i Barcelonës do të jetë shumë e vështirë që Messi të largohet nga ky klub, por në futboll nuk ka asgjë të pamundur”, komentoi presidenti.

I pyetur edhe nëse preferon rimodelimin e “Camp Nou”-t apo ndërtimin e një stadiumi të ri, Rosell deklaroi: “Ditën që do të prezantohen idetë do të jenë të gjitha shumë të mira, por ideja e vetme që unë do të mbështes është ajo për të cilën do të votojë shumica e aksionerëve”.

Top Channel