Ylli i “Glee” nxjerr albumin e parë
12/12/2013 00:00
Lea Michele, ylli i serialit të famshëm televiziv “Glee” në rolin e
Rachel Berry, do të publikojë më 4 mars albumin e parë të saj, të
titulluar “Louder”.
Disku, i regjistruar në vitin e fundit dhe i përbërë nga 11 këngë, karakterizohet nga balada të shumta, të interpretuara nga një zë unik si ai i Leas.
Albumi mund të paraporositet në iTunes, ku menjëherë më pas ke mundësinë të shkarkosh singëllin e parë “Cannonball”, një baladë romantike e shkruar nga bashkëpunëtorja australiane e aktores, Sia.
Top Channel