Tifozët e Kukësit: Të hiqet dënimi
12/12/2013 00:00
Tifozët e skuadrës së Kukësit kanë vazhduar edhe të enjten protestën kundër vendimit të Komisionit të Disiplinës në FSHF.
Ata kërkojnë heqjen e dënimit nga Komisioni i Apelit në të kundërt kërcënojnë me përshkallëzimin e protestave
Në fundjavë në fundin e ndeshjes Kukësi – Skënderbeu disa persona tentuan të godisnin gjyqtarin Enea Jorgji ndërkohë që njëri prej tyre goditi trajnerin Mirel Josa. Pas këtyre ndodhive Komisioni i Disiplinës në FSHF dënoi skuadrën e Kukësit me heqjen e 3 pikëve, luajtjen e 4 ndeshje jashtë fushe dhe dënimin me 12 ndeshje të trajnerit Shensoj.
Top Channel