Disa raste dhune në familje, 8 persona të përfshirë/ Ende shoferë të dehur në timon, bilanci i 24 orëve të fundit Cdo të martë, në aeroportin e Detroitit, një avion i stërmadh mbushet plot me emigrantë që deportohen në vendet e tyre.
Disa prej tyre janë kriminelë. Të tjerët janë thjesht të paligjshëm, shumë prej tyre me fëmijë që kanë lindur në Amerikë, me punë të rregullt dhe pa të shkuar kriminale.
Një prej tyre, që përgjatë dy javëve të fundit kaloi ankthin e deportimit është edhe Cile Precetaj, shqiptarja me tre fëmijë e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 2000. E martuar me Pjetër Gjocajn, gruaja ka tre fëmijë me nënshtetësi amerikane, djalin 11 vjeç dhe dy vajzat, 6 dhe 4 vjeç.
Sipas mediave amerikane, mësohet se Cile Precetaj shkoi në Amerikë për një jetë më të mirë pas disa problemeve serioze që pati në Shqipëri. Për shkak të kësaj situate ajo kërkoi të fitonte statusin e azilantes politike, kërkesë e cila iu hodh poshtë në vitin 2007.
Një vit më vonë, e njëjta kërkesë iu rrëzua edhe nga Gjykata e Apelit. Pas humbjes së gjyqit u dha dhe urdhri për deportim. Gjatë ditëve të fundit familja kaloi një situatë të vështirë dhe pas një sërë peripecish dhe mbështetjeje këmbëngulëse nga ana e mediave amerikane dhe peticionit të shqiptarëve që janë rezidentë në Shtetet e Bashkuara, zyra e migracionit vendosi t’i japë edhe një vit qëndrim Cile Precetajt.
Top Channel