Ish-trajneri i kombëtares promovon librin
12/12/2013 00:00
Ish-trajneri i Tiranës dhe kombëtares shqiptare, Shyqyri Rreli ka
promovuar në ambjentet e Universitetit të Sporteve në Tiranë librin e
tij “Evoluimi profesional i trajnerëve të futbollit shqiptar”.
Gjatë fjalës së tij, Shyqyri Rreli theksoi se gjatë punimit të librit nuk ka tentuar të bëjë vetëm historinë e trajnerëve tanë, por ka ngritur edhe disa problematika në lidhje me edukimin fizik të brezit të ri, një problem ende i pazgjidhur në këto 23 vjet tranzicion.
Në promovin e këtij libri, i pari në llojin e tij në tregun e botimeve, ishin të ftuar gazetarë sportivë dhe shumë bashkëpunëtorë ndër vite të ish-trajnerit të kombëtares shqiptare.
Top Channel