Një biznesmen nga Durrësi, baba i dy fëmijëve, i ka dhënë fund jetës së
tij mëngjesin e së enjtes, duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit të
tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 të Durrësit, pranë shëtitores bregdetare ku familja e 52-vjeçarit jeton. Viktima, që deklarohet se vuante nga depresioni nervor, është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit të tij, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ai merrej me tregtimin e pajisjeve për bar-restorante dhe ekspresë kafeje. Paraprakisht dyshohet se situata jo e mirë financiare, borxhet dhe ecuria e biznesit të tij e kanë rënduar gjendjen e viktimës deri në ndërmarrjen e aktit të fundit. Grupi hetimor që ka shkuar në vendin e ngjarjes po kryen veprime të mëtejshme për të zbardhur rrethanat që e çuan biznesmenin durrsak drejt vetëflijimit.

Top Channel