Nuk është Trump, por Marco Rubio: Skema e Shtëpisë së Bardhë për ndeshjen hapëse të SHBA në Botëror
Sergio Perez do të pilotojë në sezonin e ardhshëm të Formulës 1 për skuderinë Force India. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra në pronësi të indianit Vijay Mallya, duke zyrtarizuar kështu pilotët e vitit 2014.
Piloti meksikan, i cili këtë vit pilotoi për McLaren, do të jetë shok skuadre me gjermanin Nico Hulkenberg, edhe ai i sapoardhur në skuderinë e krijuar në vitin 2007. Të dy këta pilotë zëvendësojnë Adrian Sutil dhe Paul Di Resta.
“Perez ka firmosur një kontratë për disa vite dhe së bashku me Hulkenberg formon një nga çiftet më interesante të kampionatit. Është kënaqësi që do e kemi në ekipin tonë. E donim për eksperiencën që ka dhe për talentin e treguar në Formulën 1”, theksoi Mallya.
Top Channel