Cristiano “pajtohet” me FIFA-n

12/12/2013 00:00

Real Madrid ka bërë me dije FIFA-n se Cristiano Ronaldo do të jetë i pranishëm në mbrëmjen gala ku do të dorëzohet çmimi Topi i Artë FIFA 2013, ceremoni që do të zhvillohet më 13 janar në Zyrih të Zvicrës.

Sulmuesi portugez kishte vendosur ta bojkotonte këtë event pas një videoje ku Blatter shfaqte hapur preferencën e tij për Leo Messin dhe tallej me lojtarin e Realit.

Sipas klubit spanjoll, prania e tij në këtë mbrëmje nuk ka të bëjë aspak me faktin që është favorit për ta fituar trofeun më të rëndësishëm individual të sezonit.

Top Channel