SHBA urdhëron largimin e personelit nga 5 vende, rriten kërcënimet me dronë dhe raketa nga Irani Përleshje të dhunshma shpërthyen mëngjesin e sotëm përpara godinës së
Bashkisë në Kiev. Qindra policë hynë në kampet e protestuesve duke
shkatërruar çadrat e improvizuara e duke i larguar tubuesit me forcë.
Episodi erdhi ne vazhden e nje nate te trazuar perleshjesh ne sheshin e Pavaresise.Pavaresisht perpjekjeve te zyrtareve vendas per te fashitur demonstratat, me shume njerez po i pergjigjen thirrjeve te opozites per solidaritet me protestuesit. Sipas raporteve ne media, shkopave te gomes se policise, tubuesit iu pergjigjen duke leshuar mbi forcat e rendit uje te ftohte.
Me pas ata u grumbulluan rreth policeve duke i kerkuar te heqin dore nga veprimet e tyre; një këngëtar ukrainas i bëri thirrje me altoparlant të mos zbatojnë urdhërat e të mos dëmtojne demonstruesit. Goditja ndaj turmave te irrituara nga vendimi i presidentit Viktor Janukovic per te mos firmosur marreveshjen tregtare me BE-ne, erdhi disa orë pasi shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian Catherine Ashton dhe Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland u takuan në Kiev me udhëheqës të lartë të qeverisë dhe të opozitës në përpjekje për të lehtësuar krizën.
Më vonë, zonja Ashton eci nëpër shesh për të parë protestat dhe foli me gazetarët. Departamenti amerikan i Shtetit lëshoi një deklaratë ku shprehte “pakënaqësinë” me veprimet e autoriteteve të Ukrainës të cilët përdorën buldozerët dhe policinë e armatosur me shkopinj gome, në vend qe te respektojnë të drejtat demokratike dhe dinjitetin njerëzor. Sekretari Kerry tha se “respekti për parimet demokratike, duke përfshirë lirinë e grumbullimit” është themelorë në qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj gjendjes në Ukrainë. Ai shtoi se këto vlera janë universale e jo vetëm amerikane, dhe apeloi për “vetepërmbajtje maksimale”.
Top Channel