SHBA urdhëron largimin e personelit nga 5 vende, rriten kërcënimet me dronë dhe raketa nga Irani
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i kërkoi drejtuesve ushtarakë të vendit që të konsiderojnë forcimin e kapaciteteve difensive e ofensive ruse të Artikut si një përparësi.
Ndërsa urdhëroi restaurimin e një aeroporti ushtarak në këtë rajon, Putin theksoi se “Rusia duhet të përdorë çdo metodë të mundshme për të mbrojtur interesin kombëtar në Artik”.
Komenti i kreut të Kremlinit vjen pak ditë pasi Kanadaja depozitoi pranë një komisioni të posaçëm të Kombeve të Bashkuara kërkesën për t’i njohur sovranitetin mbi Polin e Veriut.
Këto rajone pretendohen edhe prej Rusisë dhe Danimarkës, mbi argumente të ndryshëm gjeografikë, historikë e ligjorë. Artiku besohet të ketë 30% të rezervave botërore të pazbuluara të gazit natyror dhe 15% të rezervave të pazbuluara të naftës.
Putin kishte folur edhe më parë për interesat specifikë që ka Rusia në Artik dhe gatishmërinë e saj për t’i mbrojtur ato, por kjo është hera e parë që ai jep një urdhër direkt, për rritjen e prezencës ushtarake në këtë sferë të globit.
Në Gusht 2007, një nëndetëse ruse eksploruese vendosi një flamur në shtratin 4 200 metra të thellë të detit nën Polin e Veriut, duke konfirmuar qëllimet e qarta që ka Rusia në Artik.
Top Channel