Milanit i rikthehet Pazzini

11/12/2013 00:00

Giampaolo Pazzini është grumbulluar sërish për një ndeshje të Milanit më shumë se 6 muaj pas dëmtimit të rëndë.

Trajneri Allegri ka vendosur që ta përfshijë qendërsulmuesin në listën e lojtarëve që do të përballen me Ajaksin mbrëmjen e së mërkurës.

Pazzini mungonte në fushat e lojës që nga 19 maji për një dëmtim në gju. Mungesa e tij është ndjerë shumë pasi Matri nuk ka qenë aspak zëvendësues i denjë në qendrën e sulmit.

Tashmë, Allegri do të ketë në dispozicion një zgjidhje më shumë në repartin ofensiv për ndeshjet e ardhshme të sezonit.

Top Channel