SHBA urdhëron largimin e personelit nga 5 vende, rriten kërcënimet me dronë dhe raketa nga Irani Presidentët e Afganistanit dhe Iranit kanë rënë dakord për një
bashkëpunim më të gjatë duke vulosur nje marreveshje, qe me te gjithe
gjasat, nuk do t`i pelqeje Shteteve te Bashkuara.
Pakti për bashkëpunim i shërben sigurisë rajonale dhe rregullon raportet ekonomike e ato kulturore, deklaroi zedhenesi i presidentit afgan Hamid Karzai ne perfundim te vizites se ketij te fundit ne Teheran.
Gjate kesaj ndalese, Karzai u takua me homologun iranian Hassan Rohani, me te cilin dhe arriti marreveshjen qe do te nenshkruhet se shpejti.
“Të dy vendeve e Azisë Qendrore kanë shumë tema të përbashkëta”, shpjegon Conrad Schetter, ekspert dhe drejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Komunikim në Bonn. Këto dy vende i lidh edhe kufiri i tyre i gjatë rreth 900 kilometra.
“Një rol shumë të rëndësishëm luan këtu edhe luftimi i trafikimit me drogë. Ndërkohë që rreth tre milionë punëtorë afganë jetojnë në Iran dhe prej tyre varen shumë familje në vend.” por bashkepunimi afgano-iranian ka shume mundesi te mos shihet me simpati nga ëashingtoni. Karzai e shtyu firmosjen e marreveshjes se sigurise me shtetet e bashkuara deri në përfundim të zgjedhjeve presidenciale në prill.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel priste më kot takimin në Kabul me presidentin afgan qe ishte sakaq ne kryeqytetin e Iranit. ujdia mes Kabulit dhe Teheranit megjithate nuk është ndonjë shkak për shqetësime serioze. Këtu bëhet fjalë për dy marrëveshje krejt të ndryshme. Marrëveshja për miqësi me republiken islamike ka me teper karakter simbolik, shpjegojne ekspertet, ndersa ajo per siguri që duhet të nënshkruhet me SHBA-në bën fjalë për imunitetin e ardhshëm të ushtarëve amerikanë, e kjo është diçka krejt tjetër.
Top Channel