Legalizimi i marijuanës, OKB kundër Uruguajit

11/12/2013 20:30

Vendimi i Uruguajit për të legalizuar prodhimin, shitjen dhe konsumin e marijuanës shkel ligjet ndërkombëtare, deklaroi Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve (BNKN) paralajmëroi se kjo lëvizje mund të rrezikojë grupmoshat e reja e se do të lehtësojë krijimin e varësive nga substancat.

Ligji i ri do të lejojë shtetasit uruguajanë mbi 18 vjeç që të blejnë për përdorim vetjak deri në 40 gramë marijuanë në muaj.

Nëpërmjet legalizimit të drogave të lehta, Montevideo zyrtar synon që të luftojë ekspozimin e vendit ndaj karteleve të fuqishme amerikanojugore të drogës.

“Ndihem i befasuar që qeveria e Uruguajit vendosi me vetëdije dhe përgjegjësi të plotë që të shkelë një traktat ndërkombëtar të pranuar universalisht”, deklaroi Raymond Yans, kreu i BNKN-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA