Kërkesë për arrestimin e gjykatësit

11/12/2013 00:00

“Do të jem i gatshëm të deklaroj për këtë cështje hetimore të filluar
tashmë, gjatë gjithë hetimit dhe gjykimit dhe nuk do të largohem për
asnjë çast, por do të qëndroj deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit
të kësaj çështje dhe zbardhjen e saj deri në fund. Po kështu unë do të
jem përballë çdo akuze të drejtpërdrejtë, apo akuze të përpunuar rëndom
qoftë ajo”.

Kjo ishte deklarata e disa ditëve më parë e Gjykatësit të Pukës Shtjefën Lleshi.

Duket se garancia e gjykatesit Lleshi per te mos u larguar nga vendi nuk e ka bindur Prokurorine, e cila i kërkon gjykates vendosjen e mases se arrestit.

Pasi siguroi autorizimin e KLD-se, Prokuroria i eshte drejtuar gjykates ku dhe kerkon masen e sigurimit personal arrest me burg. Megjithate nuk dihet ende se cfare do te vendose gjyqtarja e gatshme e vleresimit te masave personale. Nje dite me pare e njejta gjykate la ne fuqi gjashte masa arresti te dhena ne mungese te te pandehurve te skandalit te drejtesise ne Puke, duke lene ne burg ish- prokurorin e ketij rrethi, kancelaren e gjykates nje sekretare dhe dy avokate.

Top Channel