Pas bllokimit të një ngarkese me 850 kilogramë kanabis sativa në portin e
Durrësit dhe arrestimit të shoferit, i cili me sa duket është vetëm
transportuesi, Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjeron rrethin e të
dyshuarve për këtë çështje.

Të pakten 10 doganiere te doganes se Tiranes jane thirrur per t’u pyetur kete te merkure dhe ka shume mundesi te jene si te dyshuar per implikim ne trafikimin e kanabisit tha per Top Channel nje pjesetar i grupit te hetimit prane Krimeve te Renda. Kjo pasi gjate procedurave ne doganen e Tiranes keta punonjes kane nenshkruar dhe vulosur per mjetin tip kamion sikur te ishte çdo gje ne rregull, ne nje kohe qe automjeti ishte i mbushur me droge dhe fare pak me konfeksione siç edhe ishte deklaruar prane autoriteteve doganore.

Prokuroria e Krimeve te Renda thekson se punonjesit ne fjale do te pyeten fillimit per procedurat qe ata kane ndjekur dhe me pas do te vendoset se çfare do te behet me ta, nese do te jenë apo jo të dyshuar kamioni i ngarkuar me droge u zbulua mbremjen e te martes ne kohen qe po kryheshin procedurat e imbarkimit drejt Italise.

Policia deklaroi se pari se konstatoi lende narkotike ne mjetin me targat AA 942 CC, i cili do të udhëtonte drejt Italisë me një nga tragetet e linjës Durres-Bari, ndersa Prokuroria e Krimeve te Renda thote se organi i akuzës ne keto hetime prej ditesh. Behet me dije se transportuesi kishte deklaruar si ngarkesë pranë autoriteteve doganore dhe atyre policore nje ngarkese me çorape, por qe ne fakt doli se ne ato kuti ishte fshehur lenda narkotike.

Aktualisht per akuzen e trafikut te droges ndodhet i arrestuar ne kushtet e flagrances drejtuesi i mjetit Ilir Durmishi, 35 vjeç me banim në Tiranë, si dhe pronari i firmes qe bente transportin Vesel Gjyzeli, kurse Prokuroria thote se po heton edhe per persona te tjere përfshirë në këtë trafik narkotikësh mes dy brigjeve të Adriatikut.

Top Channel