SHBA-Britani përgjojnë lojrat kompiuterike

10/12/2013 15:20

Shërbimet sekrete amerikane dhe britanike kanë ngritur një program të monitorimit të lojrave kompiuterike, në një tentativë për të identifikuar personat e dhunshëm dhe terroristët potencialë, raportuan të martën mediat ndërkombëtare.

Agjentë nën mbulim operojnë në një mjedis virtual, me qëllim që të vëzhgojnë mesazhet midis lojtarëve dhe procedurat e pagesave.

Lojrat kompiuterike tërheqin me miliona lojtarë nga e gjithë bota dhe mesazhet që shkëmbehen gjatë lojrave janë shpesh të pamonitoruara.

Shënjestra kryesore e këtyre agjensive kanë qenë lojrat me përmbajtje dhune në to, mbi të gjitha ato që simulojnë situata të betejave moderne dhe përdorimit të armëve të zjarrit.

Ishte “New York Times”, “The Guarduan” dhe “ProPublica” ato që publikuan të parat lajmin, pas një informacioni të siguruar nga rrëfimet e Edëard Snowden.

Ish-punonjësi i NSA-së, Snowden kërkohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për akuzën e spiunazhit.

Aktualisht, ai jeton në Rusi ku i është dhënë statusi i azilantit politik, pasi u shndërrua në personin e parë që demaskoi një program gjigant të përgjimit të telefonatave dhe postës elektronike, realizuar nga shërbimet e fshehta amerikane.

Programi, i cili shtrihet në të gjithë globin, dëmtoi rëndë marrëdhëniet e SHBA-ve me disa dhjetëra vende, pasi u provua se midis të përgjuarve figuronin edhe shumë krerë shtetesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA