“Mbyllet” policia, valë plaçkitjesh në Argjentinë

10/12/2013 16:20

Të paktën pesë persona mbetën të vdekur dhe qindra të tjerë u plagosën, në atë që është përshkruar si një valë plaçkitjesh në të gjithë Argjentinën.

Kjo rritje e beftë e kriminalitetit u motivua nga një grevë e policisë, me efektivët që kanë vendosur të mos paraqiten në detyrë, deri kur kërkesat e tyre për rritjen e pagës të përmbushen.

Policët ndihen të irrituar nga fakti se pavarësisht inflacionit të lartë në vend, njehsimi i pagave të tyre ka kohë që nuk realizohet dhe shumë familje të policëve e shohin tashmë veten duke jetuar në limitin e varfërisë.

Aktualisht, policia argjentinase ka rreshtur patrullimet dhe pranimin e denoncimeve e telefonatave në 17 prej 23 krahinave të vendit.

Guvernatori i Buenos Airesit, krahinës më të populluar të vendit, brenda të cilës përfshihet edhe kryeqyteti me të njëjtin emër arriti të shmangte një grevë në momentin e fundit, duke dyfishuar pagën bazë të policëve.

Pas këtij dyfishimi, paga minimale për policët u vendos në 8 500 pesos ose 1 000 euro (1 360 dollarë).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA