Lushnje, poliklinika, pa ujë
10/12/2013 00:00
Prej më shumë se 6 muajsh, në poliklinikën e qytetit të Lushnjes mungon uji.
Këtë shqetësim e jep mjeku neorolog, Abaz Quka. Ai shprehet se gjenden përpara një problemi shumë të rëndë, pasi për ta uji duhet të jetë i pandërprerë.
Nga kjo mungesë, mjekët nuk mund të kryejnë as larje e disinfektimin e duarve. Mjekët e infermierët e kësaj poliklinike detyrohen të marrin bidona me ujë për të kryer pastrimin e duarve, para se të bëjnë vizitat.
Mjekët thonë se për këtë situatë janë njoftuar të gjithë institucionet, që kanë në vartësi poliklinikën e qytetit.
Top Channel