Kriza financiare prek edhe shërbimin diplomatik. Ministri i Jashtëm
Ditmir Bushati paralajmëroi mbyllje të disa prej ambasadave tona në botë
dhe shkurtim të stafit në të tjerat, pas identifikimit të një situate
të rëndë borxhesh ku përfaqesitë tona diplomatike janë përfshirë.

“Buxheti është një problem në vetvete, por le të mos harrojmë ne përballemi me sfida të jashtëzakonshme. Qeveria paraardhëse na ka lënë një gropë të madhe edhe në fushën e diplomacisë, sepse kemi sot për sot ambasada, të cilat nuk mbyllin dot pagesat mujore dhe borxhe që trashëgohen nga viti në vit”, tha Bushati.

Top Channel:
Kur flisni për racionalizim do të thotë mbyllje ambasadash, shkurtim stafesh?

Ministri Bushati: Kur flasim për racionalizim nënkuptoj edhe mbyllje të ambasadave në vende të ndryshme, ku praktika ka treguar që ne nuk jemi efektivë dhe natyrisht edhe një rialokim dhe shkurtim të prezencës dhe të stafeve, në mënyrë respektive. Procesi është në vazhdim dhe çdo gjë e kam bërë transparente dhe publike dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me përgjegjshmëri të plotë.

Bushati tha se Ministria e Jashtme do te nise nje reforme rrenjesore ne diplomaci, me njerez qe perfaqesojne denjesisht Shqiperine jashte, pasi nuk ngurroi qe ne mbledhjen e Komisionit te Jashtem t’i cilesoje serish ambasadat si konvikte strehimi. Kjo eshte nje pakete e plote qe do te perfshije, perveç shkurtimit, edhe emerime ne krye sherbimit të njerëzve, që sipas tij, do te rrisin cilesine e perfaqesimit tone ne bote. Por shefi i diplomacise nuk tha nese do te ruhet apo jo raporti aktual i emerimeve ne ambasada, ku plot 50 % prej tyre vijne nga politika dhe gjysma tjeter njerez qe vijne nga sistemi. Komisioni i Jashtem me mbeshtetjen e te dyja paleve miratoi tre propozime te reja per ambasador, Artur Kuko ne Berlin, Adriana Hodbari ne Strasburg dhe Roland Bimo ne Vjene.

Top Channel