Debat të ‘Ekonomia’/ Bozdo: A mjaftojnë fondet për barnat Onkologjikun? Ministrja Spahiu: Asnjë qeveri s’e përballon dot rimbursimin mbi 15 mln lekë për flakon
Debati për realizimin e buxhetit të Avokatit të Popullit për vitin 2026 është zhvendosur te procedurat e prokurimit dhe vonesat në kryerjen e investimeve gjatë Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.
Avokati i Popullit, Endrit Shabani shprehu se institucioni parashikon një realizim prej 91% të buxhetit të miratuar për këtë vit, ndjeshëm më të lartë se 16% që u shënua në vitin 2025.
Por kjo pritshmëri u vu në pikëpyetje nga deputetja socialiste Iris Luarasi, e cila e cilësoi shifrën një projeksion dhe ngriti shqetësimin se investimet publike po lihen për në fund të vitit, kur ende nuk dihet nëse procedurat e tenderimit do të përfundojnë me sukses.
Nga ana tjetër, Endrit Shabani argumentoi se procedurat nuk janë lënë për në fund të vitit dhe se parashikimi bazohet në procedurat e mbyllura, duke shpjeguar gjithashtu se disa prej tyre janë vonuar për shkak të mungesës së operatorëve të interesuar dhe auditimeve të kërkuara nga institucionet përkatëse.
Pjesë nga debati:
Sekretarja e përgjithshme e institucionit: Aktualisht institucioni është duke zhvilluar prokurime, jemi në rastin e pritshmërisë se institucioni do të realizojë 91% të buxhetit të miratuar për këtë vit, duke vlerësuar procedurat e prokurimit që jemi duke zhvilluar.
Endrit Shabani: Për vitin 2025 realizimi ka qenë 16%, pra realizimi për këtë vit është dukshëm më i lartë.
Iris Luarasi: Për të sqaruar diçka se zonja thotë presim të jetë 91%, ndërkohë procedurat e prokurimit kanë filluar tani
Endri Shabani: Jo
Iris Luarasi: Dhe ne nuk e dimë nëse këto procedura do të shkojnë deri në fund apo jo sepse tenderat publikë, mund të anulohen, mudn të quhen të pavlefshme etj. Kështu që kjo është vetëm ajo që ne dëgjpjmë si projeksion, por jo se është e realizuar, apo jo? Dhe pyetja ime ka të bëjë pikërisht me këtë, që pse gjendet gjithmonë fundi i vitit ndërkohë që keni gjithë vitin në dispozicion për ta përdorur për investimet. Kjo më shqetëson dhe se kuptoj dot nga institucionet publike sepse e kemi parë edhe me institucione të tjera, është që investimet publike lihen për tu bërë në momentet kur është fundi i vitit ku rrezikohet nëse ky proces shkon deri në fund apo jo.
Endrit Shabani: Nuk janë lënë për në fund të vitit. Ka pasur prokurime që nuk është paraqitur asnjë palë e interesuar, të cilat kanë filluar që gjatë verës
Iris Luarasi: Po pra dakord, por më thua kanë nisur gjatë verës dhe nuk ka palë të interesuara, ndërkohë thoni që realizimi i investimeve do të jetë 91%, ku e dimë ne që tani do të ketë palë të interesuara.
Shabani: E dimë sepse kanë mbaruar procedurat, pra janë paraqitur palët e interesuara, por cfarë është e rëndësishme është që nuk ka patur asnjë ankesë, ndërkohë që në vitin e lkaluar ka pasur ndërhyrje të agjencisë së prokurimeve publike për të anuluar tenderat për shkak të këtyre procedurave. Keni parasysh që gjatë këtij viti që në ardhjen time, unë kam thirrur KLSH, ministrinë e Financave dhe institucione të tjera që të vijnë dhe të auditojnë procedurat brenda institucionit të cilat në vetvete kanë vonuar disa procedura prokurimesh për shkak të sistemimit, kontrollit dhe auditimit
Top Channel