Skandali i fiksimit të ndeshjeve në Angli

09/12/2013 20:50

Sulmuesi i Blackburn Rovers, Dudley Campbell është një prej gjashtë të ndaluarve në lidhje me një skandal të fiksimit të ndeshjeve.

Lajmi që Campbell bën pjesë mes të dyshuarve u konfirmua prej klubit të militon në Championship (kategoria e dytë angleze).

“Blackburn mund të konfirmojë se DJ Campbell është aktualisht i arrestuar. Klubi rezervon të drejtën për të kryer komente të mëtejshme në një moment të dytë, për shkak të pamundësisë ligjore për t’u shprehur në këtë moment”, shkruhej në deklaratë.

Ish-futbollisti i Portsmuthit dyshohet të jetë pjesë e një rrjeti mafioz, i specializuar në fiksimin e ndeshjeve në Britani dhe disa vende të tjera europiane.

Në një prej ndeshjeve të luajtura prej tij, besohet që Campbell u pagua me 85 mijë euro, për të marrë qëllimisht një karton të verdhë.

Top Channel