Inter, vjen barazimi i radhës

09/12/2013 00:00

Interi nuk shfrytëzoi hapin fals të Napolit dhe të dielën në mbrëmje nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3 ndaj Parmës në San Siro, barazimi i tretë radhazi në kampionat.

Zikaltërit e nisën shumë keq ndeshjen dhe në minutën e 11 pësojnë golin e parë. Sansone kaloi në avantazh miqtë pas një pasimi të shkëlqyer të Marchioni.

Në fund të pjesës së parë ndodhën shumë gjëra: Palacio barazoi rezultatin në 1-1 (44’), por Parolo riktheu në avantazh Parmën  një minutë më vonë pas një gabimi trashanik të portierit Samir Handanovic.

Në pjesën e dytë Interi përmbysi gjithçka me golat e Palacio dhe Guarin (54’ dhe 56’), por është sërish Sansone ai që riktheu barazimin në minutën e 60.

Top Channel