CR7, Messi dhe Ribery, kandidatët për Topin e Artë

09/12/2013 00:00

Ashtu siç pritej, Cristiano Ronaldo, Leo Messi dhe Franck Ribery janë tre finalistët e Topit të Artë FIFA për vitin 2013, çmim që do të jepet më 13 janar 2014 në Kongresshaus të Zyrihut.

Sipas sondazheve të fundit, duket se portugezi i Realit është ai që ka më shumë mundësi për ta fituar këtë çmim prestigjioz, por nuk duhen harruar trofetë e fituara nga Ribery.

Këta tre futbollistë u përzgjodhën nga një listë për 23 lojtarësh, ku binte në sy prania e 6 futbollistëve të Bayern Munchen: Neuer, Lahm, Schweinsteiger, Ribery, Robenn, Müller.

Gjithashtu, u bënë të ditur tre trajnerët që aspirojnë për titullin e trajnerit më të mirë të vitit. Ata janë Jupp Heynckes, Jurgen Klopp dhe Sir Alex Ferguson. Në këtë rast, mendohet se Heynckess do jetë fituesi pasi ka arritur suksesin në 3 kompeticionet më të rëndësishme të sezonit në krye të bavarezëve: Liga e Kampioneve, Bundesliga dhe Kupa e Gjermanisë.

Ibrahimovic, Neymar dhe Matic do të luftojnë për golin më të bukur të vitit.

Top Channel