Flamurtari mund Teutën, Partizani ngec në Ballsh

08/12/2013 00:00

U luajtën 3 ndeshjet e mbetura të javës së 14-të të Superligës ku Flamurtari mposhti Teutën 2-0 në Vlorë, ndërsa Bylisi i Ballshit i dha fund serisë së rezultateve pozitive të Partizanit duke e mposhtur atë me rezultatin minimal, 1-0.

Një gol i Lenës në minutën e 20 dhe një tjetër shënuar nga Arbri në minutat e para të pjesë së dytë, i dhanë 3-pikëshin vlonjatëve përballë tifozerisë vendase, ndërsa në Ballsh goli i vetëm i takimit u shënua nga Kuli në minutën e 54.

Po 1-0 u mbyll edhe takimi tjetër ai mes Besës së Kavajës dhe Kastriotit. Goli u shënua Batha nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 59-të.

Pas kësaj jave, Skënderbeu vazhdon të kryesojë në kuotën e 27 pikëve, ndjekur nga Partizani me 23, Kukësi dhe Laçi nga 22 dhe Flamurtari e Teuta me nga 20 pikë, ndërsa fundi i tabelës vazhdon të mbahet nga Tirana me vetëm 11 pikë, 4 pikë më pak se Kastrioti i vendit të parafundit.

Top Channel