Allegri rikthehet në vendlindje…si kundërshtar

07/12/2013 00:00

Kundër Livornos, Allegri drejton ndeshjen e 200 në Serinë A dhe kërkon fitoren e 100. 200 ndeshje tashmë janë fakt, por fitoret…për këtë duhet pritur rezultati i takimit.

Trajneri i kuqezinjve rikthehet në vendlindje disi më i qetë në rolin e trajneri të njërës prej skuadrave më të mëdha italiane. Sigurisht fati i tij nuk do të përcaktohet nga rezultati i sfidës me Livornon. Për fatin e tij duhet pritur sfida në Ligën e Kampioneve kundër Ajaksit.

Por kjo nuk do të thotë që Milani i tij s’do të kërkojë fitoren në transfertën e vështirë. Kuqezinjtë janë në kërkim të pikëve prej javësh për të ngjitur shkallë në klasifikimin e Serisë A, ku objektivi i vendosur është vendi i tretë, që përkthehet në pjesëmarrje sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve.

Aktualisht Milani ndodhet në kuotën e 17 pikëve, 14 pikë larg vendit të tretë dhe plot 23 pikë nga Juventusi kryesues.

Top Channel