Pas vrasjes se ndodhur në shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela”, në
Shkozet të Durrësit, shëndeti mendor i nxënësve është cënuar, pasiguria
është rritur.

Ndaj në shkollë ka nisur ndërhyrja me psikologë për të zbutur krizën që ka perfshire nxenesit e pranishem ne vendin e ngjarjes, por edhe nxenesit e tjere te shkolles. Anoreksi, pagjumesi, probleme me te shprehurin jane konstatuar mes tyre pas krimit. Ne ndihme te psikologes se shkolles, e cila thote se nuk ka patur asnje informacion per konfliktet ne shkolle, kane shkuar edhe psikologe te shkollave te tjera.

“Po vazhdojmë t’ua japim këtë mbështetje në formë këshillimi individual. Unë jam në shoqërinë e koleges tjetër dhe së bashku kemi nisur me një grafik pune këshillimin e nxënësve që kanë qenë të pranishëm në skenën e ngjarjes”, thotë psikologia Diana Tivari.

Nxenesit pohojne se pas kesaj ngjarjeje nuk ka siguri te plote as brenda shkolles.

“Përderisa arriti ndodhi një gjë e tillë, një person normal arriti u fut me armë dhe bëri një akt të tillë, dihet që siguria nuk është në masën e duhur”, thotë një prej nxënësve.

“Shkolla nuk ka derë jashtë dhe në ambientet e shkollës ka edhe familjarë. Ne nuk ndihemi të sigurt këtu”, thotë një tjetër nxënës.

Disa nxenes thone se i arrestuari, edhe pse nxenes i vitit te pare, ka ardhur ne shkolle dhe me arme dhe ishte problematik ne marredhenie me nxenesit, por askush nuk pranon te kete degjuar per ndonje konflikt te ashper mes tij dhe viktimes. Ata permendin raste dhune ne shkolle mes nxenesve, nderkohe qe policia kishte nderhyre disa dite me pare ne klasen e autorit te ngjarjes ne lidhje me nje vjedhje. Drejtori i shkolles, Bashkim Shkembi mohon qe dy nxenesit te kene patur konflikt brenda shkolles.

“Si ka mundësi një fëmijë 15-vjeçar, në mënyrë kaq të hapur të rrëmbejë armën pa menduar dy herë dhe duke ia marrë jetën shokut të tij? Për këtë jam tepër i shqetësuar, jo thjesht si drejtor i shkollës, por thjesht si një prind, gjysh, njeri”, thotë Shkëmbi.

Ofiçina ku ndodhi vrasja qendron e mbyllur per mesuesit dhe nxenesit. Gjithçka ka mbetur e ngrire ne çastin pas krimit, ndersa ne repartet prane saj nxenesit vijojne rregullisht procesin mesimor.

Top Channel