Milan, Allegri nuk mendon për vendin e tretë

06/12/2013 00:00

Milani ka arritur të fitojë dy ndeshje radhazi, por Allegri mendon se nuk ka vend për entuziazëm.

“Tani kemi më shumë besim tek vetja, por duhet t’i marrim gjërat shtruar. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe t’i japim vazhdimësi këtyre fitoreve. Për momentin duhet të mundohemi të arrijmë vendin e gjashtë, nuk duhet të mendojmë për të tretin”, deklaroi trajneri i kuqezinjve në prag të transfertës në Livorno (e shtunë, ora 18:00).

Lajme të tjera të mira vijnë nga të dëmtuarit: “El Shaarawy ka një formë të mirë dhe mund të luajë pa problem. De Sciglio mund të jetë pjesë e formacionit ndaj Livornos, ndërsa Abate dhe Muntari do të kthehen të mërkurën.”

Në fund, disa fjalë edhe për Mario Balotelli: “Është në gjendje të mirë fizike dhe mendore. Duhet të bëjë më shumë pasi i ka të gjitha mundësitë për më shumë. Është në rrugën e duhur dhe është i qetë.”

Top Channel