Zanetti: Messi meriton Topin e Artë

05/12/2013 00:00

Javier Zanetti mendon se Lionel Messi e meriton Topin e Artë FIFA edhe pse vlerësoi rendimentin e lartë të Cristiano Ronaldos gjatë kësaj periudhe.

“Messi, Cristiano dhe Ribery e meritojnë njësoj Topin e Artë. Por, nëse më duhet të zgjedh, them Messi. Edhe pse Cristiano aktualisht po bën gjëra fantastike, Messi vazhdon të jetë lojtari më i mirë”, deklaroi veterani i Interit në një intervistë për ‘L’Equipe’.

40-vjeçari argjentinas shtoi se Messi është një nga futbollistët më të mirë me të cilët ka luajtur në karrierën e tij të gjatë. Tjetri është braziliani Ronaldo, i cili ka luajtur tek Interi me Zanettin në periudhën 1997-2001.

“Ronaldo ishte më i fuqishëm dhe i paparashikueshëm, ndërsa Messi me topin në këmbë bën gjëra të paimagjinueshme”, theksoi kapiteni i zikaltërve.

Top Channel