Robben humb Botërorin e Klubeve FIFA

05/12/2013 00:00

Kalimi në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë i ka kushtuar shtrenjtë Bayern Munchen. Arjen Robben do të qëndrojë jashtë fushave për një muaj e gjysmë pas një dëmtimi në gjurin e këmbës së djathtë dhe do të mungojë në Botërorin e Klubeve FIFA.

Bavarezët fituan 2-0 në fushën e Augsburg me gola të Robben dhe Muller, por ky sukses u eklipsua nga dëmtimi i hollandezit. Në minutën e 16, sulmuesi mëngjarash doli me barrelë nga fusha pas një çarjeje të thellë në gju që portieri i Augsburgut i shkaktoi gjatë një përplasjeje të fortë.

Mëngjesin e sotëm analizat verifikuan se çarja ka shkuar deri në kockë dhe se Robben do të humbasë Botërorin e Klubeve FIFA që do të zhvillohet në Marok nga 11-21 dhjetor.

Por, ka edhe lajme të mira për trajnerin e Bayern, Pep Guardiola: Ribery është rikthyer të luajë. Të mërkurën francezi u fut në fushë gjatë pjesës së dytë duke zëvendësuar Mario Gotze.

Top Channel