Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e turit të dytë

04/12/2013 00:00

Skëndërbeu, Laçi dhe Flamurtari kanë siguruar praktikisht kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, pas ndeshjeve të turit të vajtjes të turit të dytë të zhvilluara këtë të mërkurë.

Përballë inferiorëve të Mamurrasit, korçarët kampionë në fuqi fituan lehtësisht në transfertë me rezultatin 1-4. Flamurtari gjithashtu nënshtroi një të “mbijetuar” të Kategorisë së Parë në këtë tur, Tomorin me rezultatin 0-2, një ndeshje e luajtur në Berat.

Laçi, fituesi i edicionit të shkuar të Kupës së Shqipërisë fitoi pastër në Kavajë, 2-0 përballë Besës, ndërsa Partizani dhe Vllaznia barazuan pa gola në kryeqytet.

Befasoi fitorja në Fier e Apolonisë, skuadër e Kategorisë së Parë, përballë një prej forcave kryesore të Superligës, Kukësit.

Rezultatet e ndeshjeve të turit të dytë eliminator
Mamurrasi-Skëndërbeu Korçë         1-4
Shkumbini Peqin-Teuta Durrës        0-0
Lushnja-Tirana                              1-0
Besa Kavajë-Laçi                           0-2
Apolonia-Kukësi                            1-0
Tomori Berat-Flamurtari Vlorë         0-2
Partizani Tiranë-Vllaznia Shkodër    0-0
Bylis Balls-Kastrioti Krujë                1-1

Top Channel