Vidal rinovon deri në 2017

03/12/2013 00:00

Arturo Vidal zgjati kontratën e tij me Juventusin deri në vitin 2017. Lajmi është njoftuar nga vetë skuadra e Juventusit në një deklaratë të shpërndarë për publikun.

Në deklaratë nuk jepen detaje mbi kontratën e re, por flitet se që nga viti 2014, Vidal do të përfitojë një shifër më të madhe se 4 milion euro plus bonuset në bazë të rezultateve të skuadrës.

Vidal erdhi tek Juventusi në vitin 2011 dhe ka qenë ndër protagonistët kryesorë në fushë në këto dy sezone duke fituar 2 kampionate dhe dy superkupa të Italisë, ndaj rinovimi i kontratës me të ka qenë ndër përparësitë e drejtuesve të Juventusit të cilët nuk duan të humbasin një mesfushor të tillë…të paktën jo për momentin.

Top Channel