Spanjë, rritje galopante e korrupsionit

03/12/2013 15:45

Niveli i korrupsionit në Spanjë njohu një rritje rekord gjatë vitit 2013, tregoi raporti i përvitshëm i “Transparency International” mbi përceptimin e korrupsionit gjatë vitit.

Me rënien prej gjashtë pikësh, që e pozicionon Spanjën në vendin e 40 në botë, më keq se vendi iberik ka bërë vetëm Siria e përfshirë në luftë civile.

Një seri skandalesh publike, përfshi disa afera në nivelet më të larta qeveritare kanë baltosur imazhin e Spanjës dhe kompromentuar besimin e spanjollëve tek institucionet e tyre.

Lista, e cila përfshin 177 vende pa Danimarkën dhe Zelandën e Re në krye të vendeve me korrupsionin më të ulët në botë.

Shqipëria regjistroi një rritje të korrupsionit nga një vit më parë, duke u pozicionuar në vendin e 116.

Vendi ynë, në bazë të treguesit të matur mbi perceptimin e korrupsionit është i fundit në Europë, pas Kosovës dhe disa shteteve afrikane.


Harta e korrupsionit: Niveli me i ulet me te verdhe dhe niveli me i larte me te kuqe te erret

Nga superfuqitë, SHBA dhe Kina ruajtën të njëjtat pozicione (19 dhe 80 në botë). Përmirësim shënoi Rusia dhe Britania e Madhe, ndërsa përkeqësim Japonia.

Vendet me korrupsionin më të lartë në botë vlerësohet të jenë Korea e Veriut, Afganistani dhe Somalia.

Top Channel