Shpërthim tritoli në Vaqarr

03/12/2013 23:40

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi rreth orës 21:00 të së martës në Vaqarr, në zonën e njohur si ish-pularia.

Banorët thanë se objekt i shpërthimit ishte një makinë e tipit BMV, ku një person mbeti i plagosur. Ata pohuan se makina nuk i përkiste familjes, përpara banesës së të cilës shpërtheu, apo ndonjërit prej banorëve të shtëpive aty pranë.

Sipas policisë, mësohet se makinës i është vendosur një sasi eksplozivi dhe se personi i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

Forcat e polisicë, së bashku me ekspertët e antiterrorit, kanë rrethuar vendin e shpërthimit për të siguruar prova të mundshme, që do të ndihmojnë hetimin.

Nga forca e shpërthimit, makinës i kanë rënë targat, përmes të cilave policia e ka pasur të lehtë të zbulojnë poseduesin e saj. Në polici janë shoqëruar disa banorë të zonës, të cilët mbërritën të parët në vendngjarje.

Top Channel