Vjen humbja e parë për Barcelonën në kampionat

02/12/2013 00:00

Barcelona ka pësuar humbjen e parë në kampionat mbrëmjen e së dielës. Në ndeshjen e fundit të javës së 15, katalanasit u mundën 1-0 nga Athletic Bilbao dhe tashmë nuk janë të vetëm në krye të rënditjes pasi janë kapur nga Atletico Madrid në kuotën e 40 pikëve.

Skuadra e “Tata” Martinos pësoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 70, kur Iker Muniain mposhti Pinton pas një krosimi të ulët në zonë.

Pas këtij rezultati, Real Madrid e sheh veten vetëm 3 pikë larg rivalëve të përjetshëm dhe tashmë kampionati spanjoll ka hyrë në një fazë shumë interesante.

Në ndeshjet e tjera të ditës së dielë, Valencia mundi 3-0 Osasunën me një tripletë të Jonas, Sevilja fitoi 2-1 ndaj Granadës, ndërsa Betis dhe Rayo Vallecano barazuan 2-2.

Top Channel