Skuadra belge blen futbollistin 20 muajsh

02/12/2013 20:20

Skuadra belge e FC Racing Genk Boxberg fitoi vëmendje mediatike nëpërmjet një veprimi unik.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë sukses të veçantë të arritur prej skuadrës, por për faktin që bleu futbollistin Bryce Brites…..

Deri këtu nuk ka asgjë të veçantë, përjashto faktin se Brites është një fëmijë që sapo ka filluar të ecë, prej vetëm 20 muajsh.

Pavarësisht kësaj, britaniku ka shfaqur një prirje të veçantë për futbollin dhe tashmë po stërvitet me fëmijët e moshës 5-vjeçare.

“Mënyra me të cilën qëllon topin është shumë herë më e realizuar se e fëmijëve të tjerë 5-vjeçarë. Kontrolli i tij i topit është i pabesueshëm për moshën që ka, driblon në mënyrë të shkëlqyer dhe është më i miri midis të gjithëve”, tha Dany Wodnik, sekretari i klubit për portalin belg “HLN.be”.

Top Channel