F1, Ecclestone: I zhgënjyer nga Alonso

02/12/2013 19:30

Pronari i Formulës 1, Bernie Ecclestone, e konsideroi veten të zhgënjyer me Fernando Alonson për rendimentin e treguar prej tij tek Ferrari.

Sipas Ecclestone, “jam i zhgënjyer nga Fernando pasi jam një fans i madh i tij dhe i Ferrarit. Mendoj se është dorëzuar pak herët dhe kjo tregon se po kërkon ndonjë skuadër tjetër. Ajo që nuk di të them është nëse ky nivel i Ferrarit vjen prej mosimpenjimit maksimal të Fernandos apo prej problemeve që mund të ketë skuadra”.

Pronari i Formulës 1 zgjodhi fjalë krejtësisht të ndryshme për të përshkruar kampionin e botës, gjermanin Sebastian Vettel. “Është numri një midis pilotëve që kam njohur”.

Disa fjalë, Ecclestone ia dedikoi edhe Kimi Raikkonenit, i cili në sezonin e ardhshëm do të kalojë tek Ferrari. “Me skuadër që kishte, sivjet bëri gjëra fenomenale. Mendoj se ishte shumë i motivuar për të treguar vlerën e tij dhe sepse kishte paga të prapambetura. Është një pilot që kushdo do ta dëshironte në skuadër, një luftëtar i vërtetë”.

Top Channel