Diego Costa, objektivi i Borussias

02/12/2013 19:50

Ndërsa e ardhmja e Robert Lewandowskit do të jetë larg Borussias së Dortmundit dhe mbetet për të përcaktuar vetëm se cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm, nënkampionët e Europës kanë hartuar një listë për atë që do të jetë zëvendësuesi i tij.

Dhe në krye të listës së dëshirave të Borussias është vendosur golashënuesi i Atletico Madrid, Diego Costa, raportoi të hënën e përditshmja sportive “AS”.

Një futbollist i fuqishëm dhe me karakteristika tipike të një sulmuesi zone, Costa shihet prej ekipit të Klopp si zgjedhje ideale dhe klubi gjerman duket i vendosur që të paguajë çdo çmim për të siguruar kartonin e tij.

Megjithatë, ndërsa Atletico merr kohë për të vlerësuar mundësitë e tij, tek Borussia vazhdojnë të mbajnë të hapur pistën Mitroglu apo Dzeko, të vlerësuar gjithashtu nga Klopp për aftësitë e tyre ofensive.

Top Channel