Bajerni rinovon me Alabën

02/12/2013 20:00

Bajerni i Mynihut rinovoi kontratën e David Alabës deri në vitin 2018.

Lajmi u publikua në faqen zyrtare të kampionëve të Europës, që në deklaratën shoqëruese vlerësuan evolucionin që ka pasur futbollisti austriak gjatë këtyre viteve në Mynih.

“Përparimet që Alaba ka realizuar kanë qenë të mrekullueshme. Trajneri është shumë i kënaqur dhe edhe ne jemi shumë të kënaqur. David ka qenë një pjesë e rëndësishme në sukseset që ka regjistruar klubi në vitet e fundit”, komentoi presidenti i bordit drejtues të Bajernit, Karl Heinz Rummenigge.

21-vjeçari iu bashkua Bajernit në vitin 2008, si një blerje për skuadrën e të rinjve, por austriaku arriti të fitonte një vend stabël si titular gjatë sezonit të shkuar të tripletës.

Aktualisht, Bajerni po negocion edhe për zgjatjen e kontratës me Jerome Boateng dhe Toni Kroos.

Top Channel