Një aksident automobilistik me 5 të plagosur u regjistrua mesditën e së dielës në aksin rrugor Lushnje-Peqin.

Policia e Shtetit informoi se aksidenti ndodhi në vendin e njohur si “Shkalla e Gërunjasit”.

Automjetet, të dyja të markës “Mercedes Benz”, drejtoheshin nga shtetasit Sh. Greca dhe Sh. Tërbuni. Nuk bëhen të ditur identitetet e tre udhëtarëve të tjerë.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lushnjes.

Top Channel