Superliga, Tirana mundet sërish

30/11/2013 00:00

Eshtë zhvilluar java a e 13-të e Kategorisë Superiore ku ka pasur disa rezultate deri diku të papritura. Tirana është mundur sërish dhe këtë herë në Lushnje, përballë vendasve të udhëhequr nga Bano, me rezultatin 2-1.

Canka zhbllokoi ndeshjen me një goditje nga rreth 30 metra, por sigurisht për këtë gol kontribuoi edhe vendosja e gabuar e portierit të Tiranës, i cili po me të njëjtin gabim në minutën e 40-të pësoi një tjetër gol në distancë, me autor Mihanin.

Gjithësesi, bardheblutë arritën të reagonin shpejt pas golit të dytë, duke ngushtuar diferencën me një supergol të Pashait, por vetëm kaq. Edhe pse në pjesën e dytë Lushnja ishte me 10 lojtarë, Tirana nuk i shpëtoi dot humbjes që e lë sërish në vendin e fundit.

Ndërkohë, 2-1 ka fituar edhe Kastrioti, i cili rrezikoi të mos shkonte dot më larg se barazimi 1-1 me ballshiotët, por mbrojtësi Arian Sheta, kur kishin mbetur rreth 2 minuta nga vërshëllima përfundimtare, shënoi edhe golin e dytë duke i dhënë fitoren Kastriotit.

Bernard Berisha i dha fitoren e çmuar skuadrës së tij, Besës. Avantazhi nga eurogoli i kosovarit, shënuar në minutën e ‘57, mbeti i pandryshuar deri në fund të lojës në “Niko Dovana”, aty ku derbi i fqinjëve dhuroi mjaft emocione, luftë të fortë sportive e antagonizëm të lartë.

Në këtë pjesë të dytë, Osmani humbi edhe një 11-metërsh që iu akordua Teutës, duke humbur njëkohsisht edhe shansin më të mirë për të mos dalë pa pikë në këtë ndeshje që luanin në shtëpinë e tyre.

Top Channel