Milan, Allegri: “No comment” për Gallianin

30/11/2013 00:00

“Skuadra duhet të izolohet nga punët e klubit dhe duhet të mendojë vetëm për përmirësimin e klasifikimit.”

Kjo është motoja e Massimiliano Allegrit në prag të ndeshjes që Milani i tij do të zhvillojë ndaj Catanias (e dielë, ora 12:30).

“Nuk duhet të ndikohemi nga ato që lexojmë. Është një situatë delikate për klubin dhe të gjithë po kërkojnë më të mirën për Milanin. Ne duhet të mendojmë vetëm që të luajmë mirë në fushë”, deklaroi trajneri i kuqezinjve në lidhje me dorëheqjen e Adriano Gallianit pas “fërkimeve” me vajzën e Silvio Berlusconit, Barbarën.

Allegri nuk pranoi të bënte komente për situatën e krijuar tek Milani: “Unë jam përgjegjësi i Milanellos dhe do të flas vetëm për çështje teknike që lidhen me skuadrën. Nuk komentoj mbi çështjen Galliani.”

Milani do të zbresë në fushë me një mbrojtje të arnuar ditën e dielë. Allegrit do i duhet të bëjë pa Abate, Mexes dhe Zapata: “Poli-Silvestre-Bonera-Emanuelson do të jetë linja difensive, me Polin mbrojtës të djathtë. Duhet të luajmë fort ndaj Catanias në mënyrë që të marrim rezultat.”

Top Channel