Tajlandë, kryeministrja: Vendi jo i qetë për votime

29/11/2013 00:00

Trazirat në Tajlandë vazhdojnë me protestat në njërën anë, tashmë në
ditën e tyre të gjashtë dhe qëndrimin e vendosur të Kryeministres
Yingluck Shinavatra nga ana tjetër që deklaron se nuk do të ketë
zgjedhje të parakohshme.

Demonstratat synojne largimin e saj nga posti, por shefja e ekzekutivit tha per BBC-ne se vendi nuk eshte mjaftueshem i qete per te zhvilluar votime, ndersa sqaroi se nuk ka per te autorizuar perdorimin e forces kunder demonstruesve qe kane pushtuar ndertesat e disa ministrive.

Komentet e zonjes Shinavatra pasuan levizjen me te fundit te protestuesve anti-qeveritare qe hyne me force ne seline e ushtrise ne Bangkok. Yingluck beri thirrje te enjten t’i jepet fund tubimeve pasi i mbijetoi nje mocioni mosbesimi ne parlament.Por lideri i protestave, Suthep Thaugsuban e refuzoi apelin e saj. Nuk do t’i leme te punojne me, tha nje ish-ligjvenes i opozites mbremjen e se enjtes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB